Aktualitet

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, policia ka një njoftim për qytetarët!

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një njoftimin të rëndësishëm për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin autostradën Tiranë-Durrës. Në njoftimin e shpërndarë nga Policia Rrugore u  bëhet apel qytetarëve që të përdorin rrugët alternative Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit) dhe Elbasan-Tiranë për të shmangur trafikun e rënduar.

Njoftimi:

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);

*Elbasan-Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.

Kthehu në shtëpi i sigurtë , respekto ✅ rregullat e qarkullimit rrugor ❌✅⚠️”, shkruan policia.