Aktualitet

Trafik klandestinësh drejt SHBA-së, 79 vite burg për 16 të akuzuarit!

GJKKO ka dhënë sot dënimet për bandën e trafikantëve të cilët trafikonin klandestinë drejt SHBA, Kanadasë apo Anglisë duke i marrë shumë të konsiderueshme parash në këmbim.

1-Bukurije Byber Ahmetaj – me 8 (tetë) vjet burgim.
2- Elvis Kujtim Ahmetaj – me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
3- Fatmir (alias Elvis) Shaban Qema – me 8 (tetë) vjet burgim
4- Eduart Nustret Haxhiu – me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
5- Altin Leonat Memaj – me 8 (tetë) vjet burgim
6- Blerim Sali Coka – me 8 (tetë) vjet burgim
7- Azem Kadri Tanushi – me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim
8- Arselda Leonat Memaj – detyrim paraqitje
9- Xhelil Daut Dautaj  –  me 4 (katër) vjet burgim
10- Mark Ndue Gjinaj me 5 (pesë) vjet burgim
11- Shkëlzen Byber Avduli (Gjoka, Popenga) – shuhet masa e arrestit në shtëpi
12- Klajdi Engjell Llika – shuhet masa e arrestit në shtëpi
13- Ervilma Viktor Bezati – shuhet masa detyrim paraqitje
14- Gëzim Dylber Gjona – shuhet masa e arrestit në shtëpi
15- Admir Zaim Spahia shuhet masa e arrestit në shtëpi
16- Drita Demush Sadrija  – 4 vjet shërbim prove
17- Arian Rexhep Koldashi – shuhet masa e arrestit në shtëpi
18- Aida Rexhep Cenaj – 4 (katër) vite detyrim paraqitje
19- Ilir Ferat Ferati dënohet me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim
20- Juxhin Artjan Tirana  – shuhet masa e arrestit në shtëpi

Në dosje hetimore thuhej se baza e aktiviteteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve nga territori Europian Shengen për në Britaninë e Madhe, gjendej në Kosovë (Prishtinë dhe Prizren) dhe në Tiranë.

Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Fatmir Qema, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Çoku, Azem Tanushi, Ariselda Memaj janë personat e akuzuar që mblidhnin migrantët shqiptarë klandestinë, i siguronin vendin se në cilën linjë transporti rrugore apo ajrore do të udhëtonin, i udhëzonin ata si të vepronin dhe kujdeseshin që migrantët të arrinin në destinacionet e duhura. Dyshohet se migrantëve këtu në Shqipëri u kërkohej që të dorëzonin shuma të konsiderueshme parash.

Nga përgjimet telefonike rezultoi se me bashkëkombasit ata përdorin komunikimin edhe me internet përmes Whatsapp dhe përdorin fjalor të koduar.

Migrantët nga Shqipëria mbërrinin në vendet Europiane Shengen, me pasaportat e tyre me vete, ku atje strehoheshin në pritje të organizimit të kalimit për në Mbretërinë e Bashkuar me dokumentacion të falsifikuar. Zhvendosja e tyre në vendet Europiane Shengen, nga një qytet në një tjetër mirëpritej dhe bëhej nga shoferët shqiptarë që udhëtojnë nga Shqipëria atje dhe që e merrnin detyrën nga të akuzuarit këtu, për t’i akomoduar ata në vendqëndrime të përkohshme.