Aktualitet

Tragetet nga Bari mbërrijnë 8 orë më vonë! Moti i keq shkakton vonesa të shumta në Portin e Durrësit!

Dy tragetet e linjës së Barit kanë mbërritur pasditen e sotme në portin detar të Durrësit gati 8 orë me vonesë për shkak të motit të keq.

Deti i egërsuar detyroi autoritetet detare të porteve të Durrësit e Barit të shtynin nisjen e trageteve nga nata e së martës në mëngjesin e së mërkurës, duke shkaktuar vonesa të shumta në nisjen dhe mbërritjen e trageteve në portet e Durrësit dhe Barit. Edhe trageti i linjës së Ankonës ka mbërritur me 2 orë e gjysmë vonesë ditën e sotme në portin e Durrësit, rreth orës 13.30.