Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Rajoni

Tragjedi në brigjet greke, mbyten 4 fëmijë emigrantë!

Janë 4 fëmijë që humbën jetën, pasi një gomone që transportonte emigrantë nga brigjet e Turqisë, u fundos sot pranë ishullit lindor grek, Kios. Një person rezulton i zhdukur, ndërsa 22 të tjerë u nxorrën të gjallë. Viktimat ishin të moshave 3 deri në 14-vjeç. Greqia akuzon Turqinë për mosrespektim të një marrëveshjeje të vitit 2016 me Bashkimin Europian. Sipas zyrtarëve grekë, autoritetet turke duhet të shtojnë përpjekjet për të bërë më shumë, për të parandaluar shfrytëzimet nga grupet kriminale.

Ministri grek i Emigracionit, Notis Mitarachi shkruan në Twitter:

Megjithë përpjekjet maksimale të Rojes Bregdetare, katër fëmijë, të gjithë nga mosha 3 deri në 14-vjeç konfirmohen të vdekur.

Mitarachi akuzon Turqinë për mosrespektim të një marrëveshjeje të vitit 2016 me Bllokun.

Autoritetet turke duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shfrytëzimet nga bandat kriminale. Këto udhëtime nuk duhet të lejohen kurrë të ndodhin!

Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë, rreth 4 milion dhe pretendon se BE-ja është e ngadalshme në përmbushjen e premtimeve për mbështetje financiare. Emigrantët që tentojnë të shkojnë në vendet e BE-së janë kryesisht persona të ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme e në Azinë Jugore.