Aktualitet Bota

Tragjedi në brigjet ujore të Francës, mbi 27 emigrantë mbyten në det, po tentonin të kalonin në Angli!

Një numër emigrantësh që ishin nisur për në Mbretërinë e Bashkuar janë mbytur në Kanalin pranë portit Calais pasi varka e tyre u mbyt, ka thënë qeveria franceze. Ndërkohë që ende nuk është bërë me dije origjina e tyre.

Kryeministri francez Jean Castex tha se mbytja e anijes ishte një “tragjedi”, duke shtuar se ata që vdiqën ishin viktima të “kontrabandistëve kriminelë”.

Ministria e Brendshme franceze tha në një deklaratë se anijet e patrullës gjetën kufoma dhe njerëz pa ndjenja në ujë, pasi një peshkatar dha alarmin për aksidentin. Policia më pas tha në një deklaratë se “mbi 20” njerëz kishin vdekur. Tre helikopterë dhe tre varka janë vendosur për të marrë pjesë në kërkimin e trupave, thanë autoritetet lokale.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin, shkroi në Tëitter se “shumë njerëz” kishin vdekur në incident, duke shtuar se “natyra kriminale e kontrabandistëve që organizojnë këto kalime nuk është ndëshkuar sa duhet”. Sipas BBC kanë qenë më shumë se 25 emigrantë të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin.