Aktualitet

Tragjedi në Tiranë, mbyten dy të mitur në liqenin e Prushit, polumbarët nxjerrin trupat e dy vëllezërve!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditën e sotme në Tiranë. 2 fëmijë të cilët dyshohet se janë të moshës 11 dhe 13 vjeç janë mbytur në liqenin e Prushit.

Bëhet me dije se kanë qene një grup prej 6 fëmijësh, të cilët kanë shkuar që të lahen në liqen.

Fatkeqësisht dy prej tyre, vëllezër, me mbiemër Taku, nuk kanë mundur të dalin, duke u mbytur në ujrat e liqenit! Trupat e dy të miturve nuk janë nxjerrë ende, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur polumbarët e Reneas, për të kërkuar trupat e dy fëmijëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në përditësim…