Aktualitet Rajoni

Tragjedia në Bullgari/ 24 nëntori ditë zie edhe në Kosovë e Bullgari!

Kosova e shpalli 24 nëntorin ditë zie, pas tragjedisë së ndodhur në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona, shumica prej tyre shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në aksidentin e ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes në Bullgari.

24 Nëntori është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Bullgari për shkak të zjarrit që ra dje në shtëpinë e të moshuarve dhe aksidentit tragjik që ndodhi të martën në mëngjes në autostradën Struma, rreth 60 km larg Sofjes.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare u shprehu ngushëllime të afërmëve të viktimave. Në kujtim të tyre, flamuri kombëtar në të gjitha institucionet shtetërore do jetë i ulur në gjysmë shtizë.

Zjarri që përfshiu shtëpinë e të moshuarve në fshatin Royak, i mori jetën 9 personave.

Ndërsa, aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të ditës së martë në Bullgari shkaktoi një bilanc lufte, duke shënuar 46 viktima dhe 7 të plagosur.

Ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov tha se trupat e viktimave ishin krejtësisht të shkrumbuar plotësisht dhe se një tragjedi të tillë nuk e kishte parë kurrë me sytë e tij.