Bota

Tragjike, dy motrat humbin jetën pasi treni i tërheq zvarrë 700 metra

Dy motra të moshës 15 dhe 17 vjeç kanë humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e së dielës, kur një tren i shtypi dhe i tërhoqi zvarrë.

Treni ishte nisur nga Pescara ndërsa kishte destinacion Milanon.

Trupat e vajzave u copëtuan nga goditja e fortë dhe u tërhoqën zvarrë për të paktën 700 metra, raportojnë mediet italiane.

Kryetarja e Bashkisë së Ricciones tha se e diela nisi me lajm tragjik dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjen.

Mediet italiane shkruajnë se dyshohet se dy motrat dolën para trenit për të kryer vetëvrasje.

Megjithatë mbetet ende e paqartë se përse motrat zgjodhën të kryenin këtë akt ekstrem.