Bota

Tragjike, shuhet në moshën 42-vjeçare ylli televiziv, Erin Jayne Plummer!

Së fundmi është bërë me dije se është ndarë nga jeta në moshën 42-vjeçare moderatorja e njohur australiane, Erin Jayne Plummer. Ylli televiziv, ka ndërruar jetë gjatë fundjavës dhe shkaku ende nuk është bërë i ditur. Ajo la pas bashkëshortin dhe 3 vajza të vogla.

Duke konfirmuar vdekjen e yllit, kolegia e saj në Channel 10, Sarah Harris, e përshëndeti atë si “mama me medalje ari” në një homazh emocionues. Ajo i tha shikuesve:

Kemi një lajm vërtet të trishtuar për të ndarë këtë mëngjes. Gjatë fundjavës “Studio 10” humbi shkëlqimin e mikes tonë Erin e cila ndërroi jetë papritmas. Prej dy dekadash, Erin Jayne ka qenë një fytyrë miqësore dhe e njohur në televizionin australian, për shumë prej tyre ajo ka ndriçuar mëngjeset tona me personalitetin dhe buzëqeshjen e saj.

Rikujtojmë, se Erin fitoi famë pasi u përfshi në një fushatë turistike të transmetuar në NBC në SHBA. Ajo ka punuar në MTV, The Morning Show dhe Totally Active TV.