Health & Beauty Lifestyle

Trajtoni bycin e syrit me këto 5 metoda natyrale!

Byci i syrit, që në gjuhën mjekësore njihet me emrin hordeolum, është një kist 2-8 mm në brendësi të kapakut të syrit, i cili fryhet dhe skuqet si pasojë e ndonjë inflamacioni në gjendrat ose qeskat e qerpikëve. Nëse ju është shfaqur ndonjë i tillë së fundmi, provoni këto metoda natyrale.

1.Vaj ulliri ekstra i virgjër

Bëni kompresa të vazhdueshme më vaj ulliri ekstra të virgjër. Vetitë e tij anti-inflamatore do të shfryjnë inflamacionin e krijuar sa më parë të jetë e mundur.

2.Çaj jeshil

Edhe çaji jeshil njihet për aftësitë e tij anti-inflamatore. Zieni bustinat e çajit jeshil dhe lërini të ftohen për pak minuta në frigorifer. Më pas vendosini direkt në sy.

3.Kamomili

Në rastin e kamomilit ju këshillojmë të përdorni lulet e thata të tij dhe jo bustinat e çajit. Zieni lulet me zjarr të avashtë derisa të treten plotësisht dhe të lëshojnë aromën e tyre fanstaike. Kullojini dhe lëreni çajin të ftohet në temperaturë ambienti. Përgatisni kompresa me garzë pambuku dhe mbajini mbi byc për 20-30 minuta. Ky veprim duhet përsëritur 2-3 herë në ditë.

4.Xhel Aloe Vera

Përdorimet e bimës së Aloe Veras janë të gjithanshme, për këtë arsye ajo nuk duhet të mungojë kurrë në ballkonin tuaj. Nëse keni byc aplikoni mbi sy xhel Aloe Vera dhe lëreni që të shkrihet gradualisht. Mjafton të hiqni me kujdes xhelin nga gjethja e bimës.

5.Lule akacia

Lulja e akacias mund të duket shumë bukur në një kënd të kuzhinës, por ju ndihmon gjithashtu të kuroni inflamacionin në sy. Merrni disa lule dhe ziejini në gjysmë litri ujë. Lërini të vlojnë 5 minuta dhe më pas filtrojini. Me anë të një nape pambuku krijoni garzë dhe mbajeni në sy për 15-20 minuta para se të flini. Lulet e akacias kanë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore.