Celebrities Gossip Showbiz

Transformimi i belit të Khloe Kardashian pas rënies drastike në peshë!

Beli i yllit televiziv Khloe Kardashian është edhe më i vogël se një modele pas humbjes dramatike në peshë, sipas stilistit të veshjes së saj në ‘Met Gala’, Jeremy Scott. Khloe Kardashian mori një sërë lëvdatash për humbjen e saj dramatike në peshë ndërsa po përgatitej për Met Gala-n e saj të parë në “The Kardashians”. 38-vjeçarja e ka bërë të qartë gjatë gjithë emisionit “The Kardashians” të Hulu-së se ajo e urren tapetin e kuq.

Episodi i ri i “The Kardashians” i titulluar “I Never Thought I’d See The Day” përmban një sekuencë ku Khloe dhe Kim po përgatiten së bashku, me Kim dhe stilistin Jeremy Scott, i cili stiloi fustanin e saj vezullues në Met Gala. Skena tregon Kim dhe Khloe në shtëpinë e Khloe, duke u bërë gati me Kim që thotë se Khloe është “më e dobët se kurrë”. Khloe tregon në rrëfim:

Jam e ftuar zyrtarisht në Met. Unë kam qenë e ftuar edhe në të kaluarën, por thjesht vendosa të mos shkoj. Unë nuk jam një fanse e madhe e tapetit të kuq. Unë mendoj se e kam bërë shumë të qartë, por Kimberly ka një mënyrë mjaft bindëse me fjalë, kështu që mendoj se e lejova të më shtynte.

Ajo e konsideron ‘dërrmues’ tapetin e kuq dhe kamerat e shumta që do të jenë atje. Por nga ana tjetër është falenderuese për mbështetjen që i japin. Ndërkaq Kim thotë në një bisedë rreth tyre mbi eventin:

Khloe ka qenë gjithmonë me të vërtetë nervoze për të shkuar në ‘Met Gala’, por pas këtij viti, ne vendosëm që ajo do të shkojë dhe kaq.

Kim shton se këtë vit do të jetë hera e parë që të gjitha motrat Kardashian-Jenner do të shkojnë së bashku në ‘Met Gala’ dhe do të jetë hera e parë si për Kourtney ashtu edhe për Khloe. Rikujtojmë, se së fundmi Khloe zbuloi se i është hequr një tumor i rrallë nga fytyra pas spekulimeve për një fashë që po mbante. Bukuroshja zbuloi në një InstaStory se iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr një tumor nga fytyra.