Design

Transformimi i kësaj shtëpie të vjetër falë këtyre fëmijëve…

Me dritaret e verdha dhe cepat e lakuar të tavanit, kjo shtëpi e rimodeluar, e stilit viktorian në Londër do të futet në librin e fëmijëve. Ndërsa një grup prindërish mund të kenë qenë klientët zyrtarë të firmës së arkitekturës “Office S&M”, ishin tre vajzat e tyre të vogla që vendosën me të vërtetë rinovimin.

“Ata ishin të etur që vajzat të përfshiheshin vërtet në procesin e dizajnit,” thotë bashkëthemeluesja Catrina Stewart. Në vitin 2016, familja punësoi Catrina-n dhe partnerin e saj, Hugh McEwen, për të bërë disa ndryshime në shtëpinë e tyre. Dhe njihuni me transformimin e bërë falë mendjes kreative të vajzave të tyre:

Fasada e jashtme.

Pjesa e jashtme e shtëpisë duket se ka ardhur nga imagjinata e pabesueshme e dikujt. Gjatë hulumtimit të tyre, Catrina dhe Hugh vazhduan të shihnin dritaret prej druri me harqe nga brenda. Ata vendosën të zbukurojnë dritaret me një ngjyrë të verdhë të gjallë. Catrina ndërkaq tha se:

Na pëlqente ideja për të pasur këtë familje harqesh, ku, në një farë mënyre, secili hark përfaqëson një anëtar të familjes. Vajzat ishin më të lumtura për dritaret. Ato me të vërtetë e pëlqejnë idenë se secili do të kishte një nga dritaret dhe ku secili zgjodhi një të vetin.

Ashtu si me të gjitha detajet e tjera, shumë mendime hynë në zbukurimin e dritareve me ngjyrën e verdhë. Ne shpesh vizitojmë Muzeun e Sir John Soane në Londër dhe një nga gjërat që ai përdori në shtëpinë e tij ishte kjo ngjyrë e verdhë që identifikon dritën.

Kati përdhe.

Catrina dhe Hugh kishin një pamje të kufizuar për të punuar në katin përdhe. Një nga vendimet e tyre të para ishte të hiqnin një palë dyer franceze për të lënë vend për një banket të integruar me ngjyrë patëllxhani.

Plani i dyshemesë ishtë mjaft i ngushtë, kështu që ishte i ndërlikuar për të marrë një tryezë ngrënieje dhe për të krijuar më shumë hapësirë. 

Kuzhina e ngrënies:

Më përpara:

Vendi ishte i errët dhe dominonte tavolina në mes e cila zinte të gjithë pamjen.

Më pas:

Dyet e gjata franceze u hoqën kështu që vendi u hap më shumë, duke vendosur një tavolinë më të vogël të ngrënies anash saj për të krijuar më shumë hapësirë.

Ne ishim shumë të vetëdijshëm se nuk do të vinte një sasi e madhe drite në ndërtesë kështu që u bë e mundur që të trajtonim dritën përmes përdorimit të ngjyrave. Ndriçuam tavanin në mënyrë që drita të rrëshqiste mbi sipërfaqe.

Kuzhina origjinale nuk ishte e tmerrshme, por i mungonte karakteri.

Nuk kishte shumë hapësirë për luhatje, kështu që “Office S&M” projektoi dollapët e lisit me porosi për t’u siguruar që ato të përshtateshin në mënyrë të përsosur. Pamja e pasme është e realizuar me mermeri ‘Calacatta’.

Ky nuk ishte një projekt me një buxhet të pakufizuar, kështu që Catrina dhe Hugh morën kohë shtesë për të gjetur versione të pazakonta të materialeve të lira. Pamja e pasme e kuzhinës është një shembull kryesor. Pllakat nuk ishin aq të shtrenjta, por duke zgjedhur disa prej tyre me ngjyra të ndryshme ju merrni diçka që është mjaft e veçantë.

Një pamje e afërt e pllakës mijëvjeçare-rozë dhe të verdhë.

Pikturimi shpesh shihet si gjëja më e diskutueshme për t’u bërë, kërkon disi guxim. Por, në fakt, është ndoshta gjëja më e shpejtë që mund të ndryshoni.

Ja ndryshimi i shkallëve të papafingos:

Më përpara:
Më pas:

Shkallët u dizenjuan përsëri me vajzat në mendje. Në fund të shkallëve, shkohet direkt në dhomën e gjumit të tyre.

Papafingo.

Ajo që dikur ishte një studio e vogël tani është një kat i tretë i plotë me dy dhoma gjumi dhe një banjo. Catrina dhe Hugh kuptuan se grilat e brendshme ishin të zakonshme në shtëpitë viktoriane si kjo. Ata i ndërtuan ato me porosi për secilën dritare sigurisht me të verdhë.

Ngjyra e kësaj dhome është zgjedhur nga vajzat.

 

Banjo është e ndërtuar me pllaka të bardha qeramike, përveç zonës rreth lavamanit, të cilën Catrina dhe Hugh e diferencuan me një version më të vogël të pllakës në një hije rozë. Kjo dhomë dhe çdo hapësirë e re në shtëpi, është padyshim moderne.

Është diçka që ne e bëjmë me të gjitha projektet tona. Nëse kemi nevojë të ndërtojmë ose rindërtojmë diçka, ajo do të projektohet si një shtesë bashkëkohore sesa të përpiqemi të dukemi sikur është e vjetër.