Celebrities Showbiz

Transformimi i Xheisara Friskut, nga “The Voice” e deri tek “Big Brother VIP”!

Mbrëmjen e të martës kanë hyrë pesë banorë të rinj në shtëpinë e “Big Brother VIP” të cilët janë; koreografi i njohur Tan Brama, Xheisara këngëtare, Egzona Rafuna moderatore e njohur në Kosovë, koreografi Eltion Merja dhe tenisti shqiptar Arbër Sulstarova. Hyrjet e reja në shtëpi priten të shkaktojnë trazira, ngacmime dhe debate.

Por le të ndalemi pak tek njëra nga konkurrentet e reja, Xheisara. Xheisara është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës shqiptare. Ajo ka marrë pjesë në disa prej festivaleve më me emër në Shqipëri si dhe ka bërë një sërë bashkëpunimesh me artistë të tjerë shqiptarë dhe jo vetëm.

Një pjesë prej jush mund të mos e kujtojnë dot këngëtaren, por Xheisara ka marrë pjesë dhe në talent show-n “The Voice Of Albania”. Xheisara ishte ende 19 vjeçe në atë kohë kur mori pjesë në këtë kompeticion dhe ishte pikërisht Jonida Maliqi ajo e cila ktheu karrigen për të duke e rrëmbyer menjëherë në skuadrën e saj.

Rrugëtimi i Xheisarës për të krijuar një karrierë të mirëfilltë në muzikë nuk ka qenë aspak i lehtë për të. Dikur ajo ka treguar se i është dashur të bënte shumë sakrifica. Xheisara ka treguar se asaj iu desh të udhëtonte me furgon dhe për lekët e rrugës, nënës i kishte thënë se i duheshin për disa projekte në shkollë. Ajo erdhi në Tiranë pa i treguar askujt, pasi edhe vetë e ëma nuk besonte se ajo mund të këndonte dhe nuk e mbështeti.

Por tashmë të gjitha këto i përkasin së shkuarës. Xheisara tashmë është rritur dhe nuk është më ajo vogëlushja që e shihnim nëpër kompeticione këndimi. Tani ajo është një këngëtare shumë e njohur dhe ka arritur që të hyjë në një ‘reality show’ kaq të madh dhe të rëndësishëm siç është “Big Brother VIP”, mes të famshmëve të tjerë në garën e madhe prej 100 mijë eurosh.