Celebrities Gossip Showbiz

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian së shpejti prindër?! Ja çfarë nxiti dyshimet…

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian janë një nga çiftet më të dashur dhe të pëlqyer të showbiz-it të huaj. Pas një propozimi shumë romantik dhe fotove që bënë xhiron e rrjetit, dyshja është përsëri në qendër të vëmendjes. Travis përdori kostumin e Halloween të Kourtney Kardashian për të nxitur dyshime për të ardhmen e çiftit.

Të hënën, më 1 nëntor, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” postoi një fotografi nga fundjava e saj epike e Halloween-it, e veshur e gjitha si personazhi i Patricia Arquette, Alabama Whitman, nga “True Romance”.

Fansat komentuan look-un në tërësi dhe veçanërisht veshjen e Kourtney, por ishte i fejuari i saj ai që me të vërtetë tërhoqi vëmendjen në seksionin e komenteve.

Emri i djemve tanë do të ishte Elvis.

Ndërsa komenti i Travis ka nxitur fansat, në fakt është një referencë për një moment në film kur fantazma e Elvis viziton personazhin e Christian Slater, Clarence Worley. Megjithatë, fansat nuk janë shumë larg mendimit të tyre kur bëhet fjalë për hapat e ardhshëm të çiftit. Një burim për mediat e huaja ka thënë se dyshja duan të kenë një fëmijë së bashku dhe shpresojnë ta kenë vitin e ardhshëm. Një tjetër burim shtoi si më poshtë.

Ata nuk do të donin asgjë më shumë se të kishin një fëmijë së bashku. Kourtney gjithmonë ka dashur një fëmijë tjetër dhe kurrë nuk është ndjerë sikur kishte mbaruar. Tani që është me Travis, ajo e dëshiron edhe më shumë.

Kourtney tashmë është nënë e fëmijëve Mason, Penelope dhe Reign, të cilët i ka me ish-partnerin, Scott Disick. Ndërsa Travis ka djalin 18-vjeçar Landon dhe vajzën 15-vjeçare Alabama me ish-partneren Shanna Moakler.