Celebrities Showbiz

Travis Scott, një Babagjysh për fëmijët në Houston!

Festivali Astroworld i Scott u shndërrua në ndodhi fatale në natën e parë të festivalit, më 5 nëntor, gjatë setit të tij kur turma prej 50,000 njerëzve u rrit, duke rezultuar në një panik. Dhjetë persona u vranë, me mosha nga 9 deri në 27 vjeç, ndërsa 25 të tjerë u shtruan në spital dhe rreth 300 u trajtuan në vendngjarje, pas incidentit. Një mori padish janë ngritur në vazhdën e tragjedisë Astroworld ndaj Scott dhe artistët e tjerë të ftuar Drake, Live Nation dhe individë të lidhur me ‘NRG Park’ të Houston.

Tani mësohet se Travis Scott ka ardhur në rolin e Babagjyshit të Krishtlindjeve për fëmijët. Reperi iu dha mbi 2000 dhurata fëmijëve në Houston pas tragjedisë. “TMZ” raportoi se Travis dhe fondacioni i tij ‘Cactus Jack’ u dhuruan lodra më shumë se 2000 fëmijëve në Houston që vijnë nga familje në vështirësi.

Një burim i tha gazetës se dhuratat do të shpërndahen në gjashtë komplekse të Autoritetit të Strehimit të Houston në të gjithë qytetin, ndërsa dhuratat do të mbërrijnë para ditës së Krishtlindjes. Llogaria në Instagram e ‘Fondacionit Cactus Jack’ shpërndau gjithashtu foto që promovonin lodra fëmijësh. Krahas një tabele festash, fondacioni ndau gjithashtu foto të tavolinave plot me dhurata argëtuese për fëmijët.

Vdekja e 10 personave gjatë Festivalit ‘Astroworld’ të reperit të njohur Travis Scott është konsideruar si aksidentale nga asfiksimi dhe kjo sipas të dhënave mjekësore. Pjesëmarrësit e festivalit që ndërruan jetë ishin të gjithë nën 30 vjeç. Autopsia e tyre u krye në ditët pas koncertit të 5 nëntorit dhe u finalizua këtë javë, me asfiksinë që u përcaktua si shkaku i vdekjes.

Të dhënat e ekspertit mjekësor tregojnë se një nga viktimat kishte gjurmë kokaine, metamfetamine dhe alkool që çuan në vdekjen e tij. Pasojat nga shfaqja vdekjeprurëse kanë shkaktuar një vërshim të proceseve gjyqësore civile nga qindra të pranishmit, duke vënë në shënjestër organizatorët e koncertit dhe vetë Scott për dështimin për t’i mbajtur njerëzit të sigurt.