Aktualitet

Tre të plagosur, mes tyre një 15-vjeçar në tre ngjarje kriminale në Tiranë e Tepelenë!

Plagosje me thikë në Tiranë. Një sherr mes dy nxënësve në shkollën “Jashar Hoxha” në Paskuqan, përfundoi me lëndimin e njërit prej tyre, 15-vjeç. Të njëjtën moshë ka edhe autori i dyshuar. I lënduari u dërgua në spital ku ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.  Po ashtu, u bë shoqërimi në komisariat i adoleshentit tjetër, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave. Ndërkaq, kjo nuk ishte e vetmja ngjarje e rëndë kriminale për sot.

Më herët gjatë ditës, një 42-vjeçar goditi me thikë bashkëshorten e tij pas një konflikti të çastit në Tepelenë. Rreth orës 09:40 të mëngjesit në banesën e çiftit në lagjen “Selam Musai” të qytetit jugor, Lulzim Nanaj qëlloi gruan e tij Floreta duke e lënduar dhe më pas dëmtoi veten. 42-vjeçari ndodhet në spitalin e Tepelenës, ndërsa bashkëshortja u soll me helikopter drejt Tiranës. Sipas dëshmive paraprake, mes çiftit nuk ka pasur konflikte të mëparshme. Nga grupi hetimor ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.