Celebrities Gossip Showbiz

Trejsi Sejdini dhe Klevin Halili rrëfejnë gjithçka për miqësinë e tyre dhe jo vetëm në ‘Më lër të flas’!

Të ftuarit në pjesën e dytë të ‘Më lër të flas’ ishin modelja Trejsi Sejdini dhe fotografi Klevin Halili. Dyshja njihen për miqësinë e tyre të ngushtë dhe na treguan më shumë rreth saj dhe gjëra të tjera që nuk dinim më parë për ta.

Si janë takuar Klevin dhe Trejsi?

Trejsi: Klevin e kam pashaportizuar së fundmi në Elbasan. E kam parë Klevin shpesh me shoqëri të përbashkët. Ka qenë 17 vjeç kur jemi takuar, kur e pashë për herë të parë, më dha një energji shumë të mirë si njeri.

A është e lodhshme në jetesë dhe në punë Trejsi?

Klevin: Është pak, sepse e fillojmë nga ana e punës, është pak e bezdisshme pjesa e mëngjesit, duhet t’i flasësh shumë herë. Si përfundim do zgjohet nuk ka nga shkon. 

Pse ka qëndruar Trejsi larg intervistave dhe televizionit?

Trejsi: Këtë periudhë jam shumë e fokusuar që të mbaj energjinë time të paprekur nga gjërat rreth e qark meje që më pengojnë për të më ulur moralin, vullnetin. Nuk kam qenë vetëm larg televizionit, kam qenë edhe larg njerëzve. Intervistat që mund të kem bërë më përpara jam bërë shumë pishman që i kam bërë. Çdo personazh që ka dhënë intervistë në moshë të vogël ka lënë disa gafa. Unë kam një gjë shumë të mirë, e shoh gafën time dhe e bëj ‘meme’ vetë në TikTok. 

Po për sa i përket karrierës me çfarë po merret Trejsi aktualisht?

Momentalisht po realizoj ëndrrën time amerikane. Sapo kam firmosur një kontratë me një agjenci atje,i  jam shumë falenderuese Fadil Berishës. Në Shqipëri nuk ka shumë mundësi për t’u angazhuar. Tani sapo kam firmosur.

Nga një intervistë e mëparshme e Trejsit kudo në media u përfol se bukuroshja kishte mbetur pa të ardhura dhe pa të dashur, por si e komenton këtë sot ajo?

Deri më tani kam pasur vizë turistike në Amerikë dhe kur ka rënë karantina mora një apartament atje, e ndaja me një gjerman. Unë kam thënë ndaj shtëpinë me një tjetër se apartamentet në Manhattan kushtojnë, shqiptari normalisht thotë kam ngelur pa të dashur dhe pa lek. Pa lek mirë që na lanë, po na bënë dhe pa të dashur.