Health & Beauty

Trembeni dhe ju duket sikur kërceni lart teksa jeni duke fjetur?! Ekspertët i japin shpjegim këtij fenomeni!

Me siguri ju ka ndodhur që teksa jeni duke fjetur trupi juaj papritmas kërcen dhe ju menjëherë zgjoheni. Shkencëtarët përfundimisht kanë shpjeguar këtë dukuri e cila në të vërtetë është e zakonshme. Ndonjëherë mund të ndiheni sikur bini nga një lartësi e madhe. Njerëzit në mënyra të ndryshme kanë provuar ta shpjegojnë atë ndjenjë. Para së gjithash, ekspertët besojnë që ekzistojnë disa ndikime të jashtme të cilat mund të shtojnë probabilitetin për trembje, siç janë kafeina dhe duhani.

Është rekomanduar që të mos pimë kafe disa orë para se të shkoni në krevat për të fjetur gjumë, sepse do të mund të shtoni shanset për këtë dukuri. Disa stimulante dhe mungesa e gjumit gjithashtu mund të jenë shkaktarë. Trembja në gjumë zakonisht ndodh kur dikush fle shpejt, më së shpeshti nga lodhja.

Në fazat e para të gjumit rrahjet e zemrës suaj dhe frymëmarrja ngadalësohen. Ndonjëherë, kur dikush vërtet është i lodhur, truri vazhdon nëpër këto faza të gjumit tepër shpejt dhe kjo e huton. Atëherë trupi shpejt reagon me kimikalet të cilat shkaktojnë zgjimin e përnjëhershëm.

Një studim i fundit ka treguar imazhet që shpjegojnë se çfarë mund t’i bëjë trupit tuaj gjumi i pakët. NHS thotë se të rriturit duhet të flenë rreth shtatë deri në nëntë orë çdo natë në mënyrë që të pushojnë mirë. Ekspertja e gjumit, Dr Katherine Hall tha se nëse nuk pushoni mjaftueshëm, atëherë mund të përfundoni me lëkurë të varur, të zbehtë dhe gjithashtu mund të jeni më të ndjeshëm ndaj ftohjes së zakonshme.