Health & Beauty Live From Tirana

Ermelao zbulon nga kush VIP frymëzohen vajzat për stilimet e flokëve!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth trend-eve të reja të flokëve ishte i ftuar në studio fituesi i edicionit të dytë të emisionit “Beauty” në “E Diell” në Top Channel, Ermelao.

Cilat janë për momentin trend-et e reja të flokëve për vajzat e për djemtë? Për këtë na flet më shumë vetë Ermelao:

Trend-et janë te ngjyrat e hapura. Koha hapet edhe ne sugjerojmë që flokët të hapen. Trend-i më i madh në Shqipëri është bjondja. Ngjyrat më të kërkuara janë ngjyrat e hapura, nuancat që i vendos bjondes janë të ndryshme si perl, rozë, portokalli apo blu. Por varet me tip. Një tip që ka punë serioze nuk eksperimenton me ngjyrat. Zakonisht vajzat frymëzohen nga Jennifer Lopez. Mban top listën.(qesh) Ajo gjjithmonë ka mbajtur gjithmonë një trend flokësh të thjeshtë, pa egzagjerime, të bukur. Është e vështirë por realizohet. Trend-i i fundit që është kërkuar shumë është ‘balea’ që ka disa nuance floku, duket disi tridimensional. Në dritë dielli duket më e hapur ndërsa në një ambient më të mbyllur duket më i errët floku. 

Stilimet më në modë janë ‘baluket perde’. Është kërkuar shumë dhe unë kam prerë shumë baluke kohët e fundit.(qesh) Prerjen e shkurtër e kërkojnë shumë vajzat sot, prerjen sipër supit. Është gjë e mirë ta shikosh femrën të kuruar por jo të egzagjeruar. Modelet e flokëve që kanë qenë dikur në Hollywood në modë po rikthehen. Sa i përket meshkujve një trend të ri nuk ka. Floku i gjatë ka filluar më bën përshtypje te meshkujt por më e përhapura është prerja shumë e shkurtër ne pjesët anësorë. Trend padyshim mbetet mjekrra.