Fashion

Trend-et e modës që janë rikthyer dhe janë më stil se kurrë më parë…

Makinat e kohës nuk ekzistojnë, të gjithë e dinë këtë. Por nëse shikoni sesi disa modele flokësh, ngjyrash dhe madje edhe aksesorë si shamitë e flokëve po rikthehen në modë. Ne na pëlqen të shohim se si tendencat e modës kthehen përsëri dhe ja ku i keni disa:

1. Kapele në formë kove (2005/2021)

Trend-et e vitit 2021 duken tmerrësisht të njohura. Ata që porosisnin artikuj veshjesh nga katalogu i Delia në fillim të viteve 2000 duhet të mbajnë mend kapelet në formë kove.

2. Një shami si “crop-top” (2000/2020)

Trend-i i këtyre shamive të stiluara si bluze filloi 20 vjet më parë dhe shumë yje të famshme e veshin atë përsëri këtë vit.

3. Fijet e verdha të flokëve (2001/2020)

Duket se ky stilim flokësh nuk do të dali kurrë nga moda. Nuk mendoni edhe ju kështu?!

4. Thurje me grep (2005/2020)

Thurjet me grep janë perfekte për ditët me diell. Nëse mendoni se thurja me grep është një prirje për njerëzit që duan të eksperimentojnë, keni të drejtë. Jo çdokush do të guxonte t’i vishte!

5. Tuta sportive velvet (2006/2020)

Ju kujtohet se sa të njohura ishin tutat velvet dhe si vajzat ëndërronin të dukeshin si Paris Hilton? Ato janë rikthyer përsëri në modë dhe nuk mendojmë se ka asnjë vajzë në botë që mos të ketë të paktën një palë tuta sportive velvet.

6. Veshje me modele lulesh (2001/2020)

Veshjet me lule, pulovrat dhe fundet tani nuk janë të lidhura vetëm me festat në vend, por në 2021 ato u shfaqën gjithashtu në koleksionet e shtëpive të mëdha të modës si koleksioni ‘Saint Laurent Resort 21’.

7. Fustane me shkëlqim (2002/2020)

Detajet e veshjeve me shkëlqim u zhdukën për disa kohë nga pasarelat. 20 vjet më vonë, shkëlqimi u kthye në modën e verës 2021, me dizajnerë si Paco Rabanne.

8. “Crop top” (2000/2021)

Gjëja e parë që vjen në mendje kur mendoni për rrobat verore janë ‘crop top’-et për verën e viti 2021. Ato janë një opsion i përsosur. Stilimi i tyre me xhaketë sportive është një opsion i shkëlqyeshëm. Gjëja që na pëlqen në lidhje me këtë lloj veshje është se ju mund ta stiloni atë në mënyra të ndryshme.

9. Shamitë e kokës (2002/2020)

Një shami duket si një aksesor i përjetshëm, por ka ardhur dhe ka ikur nga tendencat e modës disa herë. Tani është kthyer në rrugën e duhur dhe duket e përsosur.

12. Xhaketa lëkure (2001/2021)

Bluza e bardhë me xhaketë lëkure fitoi popullaritet të madh në shekullin e 20-të. Një xhaketë lëkure e zezë është një klasik i përjetshëm, por edhe ato me ngjyra të ndritshme janë përsëri në modë.