Lifestyle

Trendet për të cilat njerëzit guxuan, por që qëlluan një ëndërr e keqe

Moda është plot me trende të çuditshme që për disa janë tërheqëse dhe për të tjerë janë shumë bezdisëse. Pavarësisht nëse janë xhinse të grisura, çizme apo atlete, trendet zëvendësojnë njëra-tjetrën, dhe disa prej tyre zhduken pa lënë gjurmë. Por moda është gjithmonë në zhvillim e sipër dhe në disa sezone mund të kemi një rikthim të trendeve të vjetra.

Pavarësisht kësaj ekzistojnë disa trende që mbeten ende një makth për të gjithë njerëzit. Në këtë artikull do të njiheni me disa stile të çuditshme që na kanë lënë një shije të keqe.

1.Xhinse shumë të grisura: Ka një kufi për gjithçka dhe xhinset që i tejkalojnë të grisurat duken keq te vetja juaj dhe te të tjerët.

2. Xhinse të grisura dhe të spërkatura me bojë. Ky model xhinsi ka dalë jashtë mode dhe nëse i shohim normalisht krijojnë një përshtypje të keqe. Jo vetëm që do dukeni si një i pastrehë, por edhe si një grabitës.

3. Bluza e grisur. E dimë që shumë marka veshjesh krijojnë këtë stil dhe shumë persona e pëlqejnë, por ashtu si xhinset edhe bluzat e grisura bëjnë që të dukeni si të pastrehë.

4. Këpucët transparente. Kohët e fundit ka dalë në modë edhe stili i këpucëve transparente, por nëse i shikoni me kujdes këmbët tuaja duken keq dhe të frikshme.

5. Çizmet Ugg janë trendi më i shëmtuar, të cilat duken sikur ju keni dalë jashtë me çorape dimri.

6. Streçet me figura të ndryshme, ky lloj modeli është shumë i shëmtuar dhe nuk krijon një pamje serioze apo të bukur tek ju.

7. Flokët e gufuara në majë të kokës është një model tepër i vjetër dhe jashtë mode. Normalisht nëse shohim dikë me këtë model flokësh do të na duket qesharake.

8.Xhepat e rremë. Pse na duhen xhepat e rremë, kur nuk mund t’i përdorim, prandaj ky stil është thjesht një zhgënjim.