Fashion

Trendi i dorashkave dimërore, stili i preferuar i femrave

Ka disa persona, duart e të cilëve janë gjithmonë të ftohta, madje edhe në verë. Për këta persona kërkimi i dorashkave më të mira të dimrit për muajt e ftohtë është bërë një traditë vjetore.

Kushtet e motit të dimrit janë të padurueshme, prandaj në listen e gjerave që ju duhen këtë sezon janë edhe dorashkat.

Modelet e reja të dorashkave ndryshojnë nga materiali, stili, dhe nëse janë apo jo të papërshkueshme nga uji.

Në galerinë e mëposhtme janë disa opsione që do t’ju frymëzojnë për zgjedhjen e duhur.