Celebrities Fashion Showbiz

Trendi i ri?! Vajzat e showbiz-it preferojnë një detaj plot dashuri në veshjet e tyre!

Kur bëhet fjalë për trende në veshje, janë vajzat e showbiz-it që i sjellin më së shumti ato. Trendet në veshje, ngjyra, aksesorë dhe stile nuk zhgënjejnë asnjëherë kur bëhet fjalë për artistet, moderatoret dhe personazhet publike dhe shumë shpejt ato bëhen virale.

Duket se trendi më i fundit është zgjedhja e një veshjeje me detajin e zemrës. Bora Zemani është nëj nga bukuroshet që ka zgjedhur një bluzë të tillë në ngjyrë të verdhë, ku në pjesën e barkut ajo ka një prerje në formë zemre shumë të veçantë.

Sarah Berisha ndërkohë, shumë e dashur dhe e komentuar, është një tjetër bukuroshe që ka zgjedhur këtë detaj në veshjen e saj. Së fundmi, ajo ka veshur një bluzë xhins në formë zemre që ka tërhequr tërë vëmendjen e mundshme.

Kiara Tito ka zgjedhur gjithashtu një detaj në formë zemre në pjesën e sipërme të veshjes së saj. Jo një prerje ekzakte, por padiskutim forma në pjesën e sipërme të jep idenë e zemrës.

Jo vetëm në showbiz-in shqiptar, por edhe në atë të huaj dukej se është preferuar detaji i zemrës në veshje. Gigi Hadid, modelja bukuroshe dhe shumë e komentuar ka zgjedhur një bluzë të bardhë me zemër në ngjyrë rozë dhe nuk zhgënjeu.