Gossip Showbiz

Trendi i ri: Vip-at shqiptarë që nxjerrin nënat e tyre në Instagram…

Trendi më i ri i momentit është që personazhet publike kanë nisur të postojnë në rrjete sociale edhe familjarët e tyre. Mos është ky një truk për të tërhequr më shumë fansa?!

E para ishte këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, ajo që ka postuar më së shumti mamanë e saj, le të themi pothuajse çdo ditë.

Një tjetër personazh publik që poston gjatë gjithë kohës familjen është edhe Bleona Qerreti, e cila jeton bashkë me ata në Amerikë.

Dojna Mema, jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë me gjyshen e saj, madje kjo e fundit ka hapur edhe një llogari personale…

https://www.instagram.com/p/CGKIbakA7KC/?utm_source=ig_web_copy_link

Po ashtu edhe Arbana Osmani e poston mamanë e saj në momente të veçanta, por mbrëmjen e djeshme e kemi parë në një stil ndryshe. Ajo ka postuar një video me mamanë e saj, ndërsa janë duke gatuar në ambientet e shtëpisë.

Gjithashtu nuk duhet lënë pas edhe Beatrix Ramosaj, e cila e poston shumë shpesh mamanë e saj në Instagram edhe kjo vetë ka llogarinë e saj private.

Instagrami është rrjeti social që ndiqet më shumë, videot dhe postimet më interesante tërheqin më shumë ndjekës, kështu në këtë mënyrë personazhet e famshëm po rrisin edhe llogaritë e tyre.