Bota

Triliona dollarë dëme gjatë Luftës së Dytë Botërore, Polonia i kërkon dëmshpërblimin Gjermanisë!

Polonia ka vlerësuar humbjet e saj të Luftës së Dytë Botërore të shkaktuara nga Gjermania në 6.2 trilion zloty (1.32 trilion dollarë)”.  Kështu deklaroi  të enjten Jaroslaw Kaczynski, kreu i partisë konservatore në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësia (PiS), i cili tha se Varshava do të kërkonte zyrtarisht dëmshpërblim.

“Shuma që u prezantua u miratua duke përdorur metodën më të kufizuar, konservatore, do të ishte e mundur të rritej,” tha Kaczynski në Varshavë.

Raporti u publikua për të përkuar me përvjetorin e pushtimit të Polonisë nga Gjermani më 1 shtator 1039 , i cili tani perceptohet gjerësisht si fillimi i asaj që do të bëhej Lufta e Dytë Botërore. Polonia u pushtua gjithashtu nga Bashkimi Sovjetik në  lindje, afërsisht dy javë më vonë, si pjesë e një marrëveshjeje të atëhershme sekrete midis Gjermanisë së Hitlerit dhe sovjetikëve të Stalinit, duke ndarë Evropën Lindore mes tyre.

Qëndrimi luftarak ndaj Gjermanisë, i përdorur shpesh nga PiS ka tensionuar marrëdhëniet me Berlinin. Dhe u intensifikua edhe më shumë pasi Rusia pushtoi Ukrainën mes kritikave për varësinë e Berlinit nga gazi rus dhe vonesat për të ndihmuar Kievin.

Por, kujtojmë se partneri më i madh tregtar i Polonisë dhe një anëtar tjetër i Bashkimit Europian dhe NATO-s, Gjermania ka thënë më parë se të gjitha pretendimet financiare të lidhura me Luftën e Dytë Botërore janë zgjidhur.

Rreth 6 milionë polakë, duke përfshirë afërsisht 3 milionë hebrenj polakë, u vranë gjatë luftës dhe Varshava u rrafshua me tokën pas një kryengritjeje të vitit 1944, në të cilën vdiqën rreth 200,000 civilë.

Kryeministri Mateusz Moraëiecki mori pjesë gjithashtu në publikimin ceremonial të raportit të së enjtes në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, të rindërtuar nga rrënojat e kohës së luftës. Megjithëse Morawiecki është kreu i qeverisë, kreu i partisë Kaczynski shihet ende si forca lëvizëse brenda PiS.