Aktualitet

Tritol makinës së një restoranti në Vlorë!

Shpërthim tritoli në Vlorë, fatmirësisht pa të lënduar. Lënda plasëse ishte vendosur poshtë një makine tip “Audi” në pronësi të shtetasit Ermal Kasa, 31-vjeç, me banim në Elbasan, i cili punon si ekonomist në një restorant në zonën e Ujit të Ftohtë. Automjeti gjendej i parkuar në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar jugor dhe pësoi dëmtime në pjesën e përparme. Policia nisi hetimet.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetin tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.