Aktualitet

Tritol një servisi makinash në Tiranë!

Shpërthim tritoli në Tiranë, fatmirësisht pa të lënduar, por me dëme materiale. Lënda plasëse ishte vendosur në një servis makinash në pronësi të një shtetasi me iniciale R.P, në afërsi të Liqenit të Thatë. Për ngjarjen e regjistruar sot në mëngjes, policia nisi hetimet për identifikimin e kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi zyrtar:

Më datë 28.07.2022, në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh, në pronësi të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kjo është një tjetër ngjarje që kërkon përfshirjen e Policisë, pas asaj të një nate më parë në Elbasan, ku 10 adoleshentë u përfshinë në një sherr masiv e dyshohet edhe për një të rrëmbyer mes rivalëve.