Celebrities Gossip Showbiz

Troç fare! Ja çfarë i ka thënë Kris Jenner pas divorcit me Kanye West vajzës së saj!

Pak ditë më parë reperi i njohur Kanye West iu përgjigj kërkesës së Kim Kardashian për divorc. West, kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre. Së fundmi, mamaja e Kim Kardashian, Kris Jenner, nëpërmjet një interviste për “WSJ Magazine” ka treguar se çfarë këshille i ka dhënë Kim-it pas divorcit:

Mendoj se gjëja më e rëndësishme që kam mësuar gjatë eksperiencës sime, në të dyja eksperiencat e mia, është se fëmijët vijnë të parët. Nëse e mban mend këtë gjë dhe e di se ata do të ndihmojnë ta kalosh, dashuria do të ndihmojë ta kalosh, atëherë nuk ka rëndësi se sa shumë të dhemb.

Unë i vendosja të gjithë në gjumë dhe pastaj mërzitesha apo shkoja në dhomë dhe qaja vetëm në gjumë. Nuk doja që fëmijët të më shikonin me keqardhje. Gjatë një divorci gjërat mund të bëhen shumë të shëmtuara, por është e rëndësishme që t’ju japësh prioritet fëmijëve në vend që të fokusohesh tek gjërat e parëndësishme.

Rikujtojmë, se Kris ka 4 fëmijë nga martesa me bashkëshortin e ndjerë Robert Kardashian (vajzat Kourtney, Kim, Khloe dhe djalin Rob) si dhe 2 fëmijë me ish-bashkëshortin Caitlyn Jenner (vajzat Kendall dhe Kylie).

Miliarderja, njëkohësht mamaja e famshme e motrave Kardashian-Jenner, së fundmi ka hapur zemrën dhe ka folur në lidhje me ish-bashkëshortin e saj i cili ndërroi gjini, Caitlyn Jenner.