Bota

Tronditëse, gruaja shtatzënë tenton të hidhet nga dritarja për ti shpëtuar dhunës së bashkëshortit! (Video)

Një grua shtatzënë braziliane teksa mundohej t’i shpëtonte dhunës së shkaktuar nga bashkëshorti tenton të hidhet nga dritarja e apartamentit. Këto momente tronditse janë bërë virale në të gjitha mediat sociale.

Në pamje shihet se një grua shtatzëne  përpiqet të hidhet nga dritarja e katit të dytë të banesës pasi do të shpëtojë nga burri i saj, i cili po abuzon me të, por që ai më pas e tërheq brenda, para se të ndërhynte policia.

Sipas Daily Mail, incidenti ndodhi në Duque de Caxia, Rio de Janeiro dhe u filmua nga fqinjët. 35-vjeçarja Maria Jose shihet në video teksa vë këmbën në dritare, ndërsa burri e tërheq në banesë. Më pas gruaja shfaqet sërish në dritare dhe përkulet, ndërsa burri i saj është mbi të dhe e kërcënon.

José deklaroi se burri i saj prej dy vitesh kishte ushtruar dhunë vazhdimisht ndaj saj.

Ai ishte xheloz dhe shumë posesiv. Ai nuk më linte të dilja në rrugë, vetëm për punë. Unë madje humba punën time”, -tha José.

Ndërkohë që autoritetet policore u shprehën së nëse nuk do të kishin ndërhyrë komshinjtë gruaja edhe mund të ishte vrarë.