Celebrities Gossip Showbiz

Tronditëse! Jo vetëm që nuk është në paraburgim, por Fjolla Morina është me pushime dhe aktive në rrjete sociale?!

Gjithë mediat dhe portalet ‘shpërthyen’ nga video ku dukej policia teksa arrestonte Fjolla Morinën për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e sigurisë 40 ditë paraburgim për këngëtaren, e cila u arrestua 2 ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, e dënuar në mungesë me 6 vite burg.

Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar me 19 korrik 2021.

Megjithatë, Fjolla Morina ka publikuar në rrjete sociale, më saktë në llogarinë e saj në Facebook, një fotografi ku mban në krah vajzën e saj të vogël, teksa duket se është në një resort shumë luksoz me pishinë. Këngëtarja ka vendosur krahas fotos ditën dhe orën e shkrepjes.

Jo vetëm kaq, por Fjolla ka komentuar në lajmin e një portali ku thuhet “Një ndjekje kronologjike- Si i erdhi fundi arratisë së Fjolla Morinës?”.

Çfarë gënjeshtrash ju portalet

Nëse është me të vërtetë Fjolla, ajo që fshihet pas këtij aktiviteti në llogarinë e saj në Facebook, teksa shteti ka deklaruar që ajo është në paraburgim është një shkelje shumë e madhe e ligjit dhe këngëtarja e tregon këtë pa asnjë problem duke i bërë karshillëk të gjithëve.

Teksa, kujtojmë se kur ndodhi arrestimi i Fjolla Morinës, avokati i saj Fanol Krasniqi, e përshkroi arrestimin e Fjollës si çnjerëzor.

Fjolla Morina është arrestu në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që te njejtes i dihet adresa e banimit, madje e njejta ka edhe nenshtetesi. Fjolla Morina nuk është thirrë paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestu para të gjithë lagjes.Ajo nuk pranoi asnjë urdheresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërku ekstradimi për veprën të cilën je shpall fajtor.