Aktualitet Rajoni

Tronditëse! Koronavirusi i merr jetën një adoleshenteje 14 vjeçare

Një adoleshente 14-vjeçare e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë në Greqi. Nxënësja është transportuar në urgjencën e spitalit me dhimbje të fortë. Ekzaminimet kanë konstatuar se kishte pësuar një atak ishemik. Mjekët e intubuan, por fatkeqësisht 14-vjeçarja nuk arriti që të shpëtonte.

Sipas mjekëve nuk përjashtohet që goditja që pësoi vogëlushja të jetë një ndërlikim i sëmundjes. Shkaku i saktë i vdekjes së vajzës do të tregohet nga ekspertiza mjeko-ligjore që do të kryhet. Greqia po përballet me rritjen e rasteve të reja nga COVID dhe variantin e ri, “Omicron”.

5 mijë raste të reja dhe 88 viktima në 24 orët e fundit në Greqi.

Greqia ka raportuar gjatë 24 orëve të fundit 5157 raste të reja me Covid-19.  Në krahasim me një ditë më parë kemi një ulje të lehtë të fataliteteve por numri mbetet i lartë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 88 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.

Në Greqi për herë të parë është zbuluar në ishullin e Kretës lloji Omicron i koronavirusit të ri (COVID-19). Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, tha se personi që u konstatua se kishte llojin Omicron të COVID-19 ka hyrë në vend më 26 nëntor dhe pas simptomave të para në testin e kryer më 29 nëntor u konstatua se pacienti ishte bartës i COVID-19.