Aktualitet

Tronditëse, një 32-vjeçare ka varur veten në një pemë pranë liqenit artificial.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Tiranës, teksa një 32-vjeçare ka varur veten në një pemë. Ngjarja ka ndodhur pranë liqenit artificial.

Shtetësja me iniciale A.D. dyshohet se vuante nga çrregullimet e ankthit. Duket se gjendja e rënduar psikologjike e ka çuar atë drejt këtij veprimi, ndërkohë që, vijon puna nga ana e grupit hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth zonës së Liqenit Artificial, është gjetur e vetëvarur në një pemë shtetësja A. D., 32 vjeçe.

Nga deklarimet paraprake dyshohet se shtetasja A. D., vuante nga çrregullimet e ankthit.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.