Bota

Tronditet Amerika, agjentët godasin me kamxhik emigrantët në kufirin me Meksikën!

Pamje shokuese nga Shtetet e Bashkuara! Trondisin imazhet ku shfaqen agjentë kufitarë amerikanë që patrullojnë me kuaj e përdorin kamxhikët kundër emigrantëve të cilët kërkojnë azil në kufirin me Meksikën. Pranë Del Rios në Teksas, ka shpërthyer një krizë e re humanitare, me mbërritjen e mbi 10 mijë personave.

Nga Shtëpia e Bardhë reagoi zëdhënësja Jen Psaki:

E tmerrshme të shohësh! Pashë disa foto, nuk arrij të shoh asnjë kontekst të përshtatshëm në të gjithë këtë. Mendoj se të gjithë i konsiderojnë ato imazhe, të papranueshme e të papërshtatshme. Njerëzit janë të ofenduar që forcat e rendit përdorin kamxhikë apo objekte të ngjashme ndaj refugjatëve, shumë prej të cilëve nga Haiti.

 

Në fakt ky është një rast i sikletshëm sa i përket të drejtave të njeriut për administratën Biden e ministrin e Brendshëm, Alejandro Mayorkas, i pari hispanik që mban këtë post në Shtetet e Bashkuara, gjithashtu djalë refugjatësh kubanë.

Në lidhje me polemikat reagoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Emigracioni i paligjshëm imponon rreziqe të mëdha për emigrantët e familjet e tyre. Bisedova me kryeministrin e Haitit, Ariel Henry mbi riatdhesimin e emigrantëve haitianë, si dhe për vështirësitë e emigracionit të parregullt.