Sport

Tronditet futbolli, ndahet nga jeta legjenda Diego Armando Maradona

Bota e futbollit në zi! Ndahet nga jeta legjenda argjentinase e futbollit Diego Armando Maradona. Ai ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare pasi pësoi një  sulm në zemër në shtëpinë e tij vetëm dy javë pasi u largua nga spitali ku iu nënshtrua një operacioni për një mpiksje gjaku në tru.

Maradona, i konsideruar si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ndihmoi Argjentinën të fitonte Kupën e Botës në 1986 ku ishte në kulmin e një karriere të shkëlqyer. Për talentin e jashtëzakonshëm në fushë ai njihet edhe me psuedonimin “El Pibe de Oro”, Djali i artë.

Diego Armando Maradona lindi më 30 nëntor në vitin 1960. Lojën e nisi me Argentina Juniors, por numri 10 që ai mbajti në fanelën e tij dhe shtati i shkurtër karakteristik  vetëm 165 cm, ra shpejt në sy, duke i dhënë drejtim të shpejtë karrierës së tij si futbollist i Napolit, Barcelonës dhe në shumë skuadra të tjera të njohura.

Diego Armando Maradona ka qenë lojtari i parë në historinë e futbollit që vendosi tarifa rekord në atë kohë, të transferimit. Së pari te Barcelona për 5 milionë paundë, dhe së dyti, kur luajti me Napolin për 6.9 milionë Paund. Me kombëtaren e Argjentinës, Maradona fitoi 91 ndeshje dhe shënoi 34 gola. Legjenda e futbollit luajti në 4 Kupa Botërore, përfshirë Kupën e Botës së vitit 1986 në Meksikë, ku ai ishte kapiten i Argjentinës dhe i udhëhoqi në fitoren ndaj Gjermanisë në finale.  Në këtë turne fitoi Topin e Artë si futbollisti më i mirë dhe bëri histori me një gol që ishte faull dhe u emërtua më pas si “Dora e Zotit”

Maradona u adhurua nga miliona persona në të gjithë botën për aftësitë e tij të pazakonta në futboll.