Aktualitet

Tronditet sërish Elbasani, ekzekutohet një person në automjetin e tij!

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan ku mësohet se një person është ekzekutuar në makinën e tij. Policia ka rrethuar zonën dhe është vëne në ndjekje te autorëve.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” ndërsa viktima është shtetasi Everest Çaka. Ai është ekzekutuar në automjetin e tij tip Opel, ndërsa mësohet se ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij!

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes teksa forca të shumta policie kanë mbërritur në Elbasan.