Pas debatit të fundit, sondazhi i realizuar nga New York Times dhe Universiteti Siena tregon një garë shumë të ngushtë në fushatën presidenciale, me Donald Trump dhe Kamala Harris duke qenë thuajse të barabartë. Sipas sondazhit, Trump ka mbështetje prej 48%, ndërsa Harris ka 47%. Diferenca prej vetëm 1% është brenda marzhit të gabimit të sondazhit, duke e bërë të pamundur të nxjerrësh një përfundim të qartë për fituesin në këtë fazë.
Një aspekt interesant i sondazhit është se amerikanët duket se janë ende në proces të njohjes së Kamala Harris, me 28% të të anketuarve që shprehen se kanë nevojë ta njihnin më mirë atë. Kështu, krahasuar me vetëm 9% të atyre që kërkojnë të mësojnë më shumë rreth Trump. Kjo sugjeron se Harris është ende në fazën e njohjes nga publiku, ndërsa për Trump mbështetësit kanë ide më të qarta për kandidaturën e tij. Këto informacione do të jenë të rëndësishme për të kuptuar dinamiken e fushatës dhe ndikimin e saj në zgjedhjet që po afrohen.