Showbiz

Trump “ndan” modelen nga reperi i famshëm?!

Të mbështesësh Trump, paska me të vërtetë pasoja të rënda. E dini që e dashura e Lil Wayne i ka dhënë fund lidhjes me reperin, vetëm se ky i fundit ka treguar mbështetje publike ndaj Donald Trump?! Reperi 38-vjeçar kishte disa kohë që ishte në një lidhje me modelen Denise Bidot, por përkrahja e tij ndaj Trump në zgjedhjet presidenciale i kushtoi shtrenjtë.

Një burim pranë çiftit tha për “MTO News” se: “Ajo u nda nga Wayne. Nuk ishte vetëm mbështetja ndaj Trump, por kjo ishte arsyeja më e madhe pasi ajo u zhgënjye shumë”!

Ndërkaq, Bidot fundjavën që lamë pas shkroi në Instagram, “Ndonjëherë dashuria nuk mjafton“, shoqëruar me emojin e një zemre të thyer. Çifti i bën edhe unfollow njëri-tjetrit para se modelja të fshinte llogarinë e saj.

Rujtojmë se dyshja nisi lidhjen e tyre në muajin qershor, kur modelja publikoi një foto duke u larë në një pishinë. Fotografinë e shoqëroi me fjalën: “e tija” dhe me një zemër. Më pas reperi e ripostoi foton në llogarinë e tij me një mbishkrim që lexonte “E gjitha“.

A do të ribashkohet më çifti mendoni ju?!