Bota

Trump përgatitet të lërë Shtëpinë e Bardhë?!

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se: “Sigurisht që do ta linte Shtëpinë e Bardhë, nëse konfirmohet zyrtarisht fitorja e Joe Biden-it në Presidencialet e 3 Nëntorit”.

Gjatë konferencës për shtyp me rastin e Ditës së Falënderimeve, Trump theksoi se “Infrastruktura zgjedhore e SHBA-ve është si e një vendi të botës së tretë”. 

Nga ana tjetër ai sërish paralajmëron se nuk do jetë e lehtë që ai të humbë, pasi sipas tij ka shumë prova për një manipulim masiv. “Do të jetë një gjë shumë e vështirë për ta pranuar sepse ne e dimë se kishte mashtrim masiv,”– theksoi Trump.