Celebrities Gossip Showbiz

Tuna ironizon keqazi të famshmit që uruan për festat e Nëntorit!

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Jo vetëm për bashkëpunimin me Dafina Zeqirin me të cilën u ribashkua pas kaq shumë vitesh, por edhe për pjesëmarrjen e saj në organizatën zviceriane të bamirësisë ‘For Children Smile’.

Pas ‘rikthimit’, Tuna ka qenë shumë aktive edhe në rrjete sociale ku nuk kanë munguar edhe postimet e saj që shpesh kanë bërë bujë. Në një postim të bërë së fundmi në Instastory, këngëtarja ka bërë një urim pak të çuditshëm. Teksa ka postuar një foto të Isa Boletinit, mbishkrimi i postimit ishte një ironi që na duket pak drejtuar të gjithëve me urimet e tyre patriotike për festat e Nëntorit.

Ma shumë jeni lodhë tuj urue se na tuj luftue – Isë Boletini

Kur të gjithë mendonin se mes Tunës dhe Patrisit kishte marrë fund, erdhi e papritura se ata të dy u bënë prindër në maj të këtij viti. Çifti u bënë sërish prindër të një djali të cilin e quajtën Zen, i cili është fëmija i dytë i tyre pas Tianit.

E këngëtarja kurrë nuk ngurron të publikojë portretin e fëmijëve të saj ashtu si shumë mama të showbiz-it. Pak ditë më parë, bukuroshja na i bëri sytë me zemra me postimin e saj më të fundit. Teksa ka publikuar në Instastory një video të Zenit me në sfond këngën “Sa t’mir mka bo nana” të Dafinës, Tuna na i bëri sytë zemra.

Të gjithë u emocionuan nga fakti se dyshja Tuna-Dafina u rikthye fuqishëm. Pak kohë kishte që kur dy këngëtaret rregulluan marrëdhënien e tyre pas një ‘armiqësie’ disa-vjeçare. E mesa duket, kjo armiqësi u kthye në një shoqëri, shumë të mirë madje. Teksa po zbulonte nga pak emrat e artistëve me të cilët do të bashkëpunonte për albumin më të ri që po lançon “Dafinë moj”, këngëtarja zbuloi emrin që nuk e prisnim.

Pas bashkëpunimit të tyre para plot 11 vitesh, nuk dihet se çfarë ndodhi, por mesa duket tanimë artistet i kanë marrëdhëniet më të mira se kurrë, pasi shpesh të dy vajzat postojnë në rrjete sociale dhe shprehen me fjalët më të mira për njëra-tjetrën.