Celebrities Gossip Showbiz

Tuna në Siri! Çfarë po bën atje këngëtarja?

Tuna prej kaq shumë vitesh në showbiz-in tonë vendosi së fundmi të bëhet pjesë e një organizate zviceriane të quajtur ‘For Children Smile’ dhe kauza për të cilën këngëtarja do të punojë është shumë humanitare. Tuna e bëri këtë gjë me dije para pak ditësh me një Instastory të një fotografie ku dukeshin anëtarët e organizatës dhe vetë këngëtarja.

Duket se Tuna e ka marrë shumë seriozisht këtë nismë kaq humanitare dhe për atë tanimë është një rrugëtim! Pasi ka vizituar kampet e refugjatëve sirian në Turqi, Tuna ka vendosur të shkojë edhe në Siri dhe pamjet i ka ndarë me ndjekësit. Madje, sot, ajo ka zbuluar se ndodhet në qytetin e Idlibit, pikërisht në zonën më të rrezikshme, ku prej dhjetë vitesh vendi përballet vetëm me luftë.

Pak kohë ka që kur Dafina dhe Tuna rregulluan marrëdhënien e tyre pas një ‘armiqësie’ disa-vjeçare. E mesa duket, kjo armiqësi është kthyer në një shoqëri, shumë të mirë madje. Teksa po zbulonte nga pak emrat e artistëve me të cilët do të bashkëpunonte për albumin më të ri që po lançon “Dafinë moj”, këngëtarja ka zbuluar emrin që nuk e prisnim.

Pas bashkëpunimit të tyre para plot 11 vitesh, nuk dihet se çfarë ndodhi mes tyre, por ajo që dihet është se dyshja po rikthehet fuqishëm.