Celebrities Gossip Showbiz

Tuna paralajmëron rikthimin në muzikë me një bashkëpunim!

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Jo vetëm për bashkëpunimin me Dafina Zeqirin me të cilën u ribashkua pas kaq shumë vitesh edhe për pjesëmarrjen e saj në organizatën zviceriane të bamirësisë ‘For Children Smile’. Pas ‘rikthimit’, Tuna ka qenë shumë aktive edhe në rrjete sociale ku nuk kanë munguar edhe postimet e saj që shpesh kanë bërë bujë. Mirëpo, pritja mbaroi dhe do të kemi mundësi të shohim rikthimin e Tunës edhe në muzikë.

Me disa foto të postuara në Instagram, këngëtarja na tregoi pak nga vidjoklipi këngës së re duke na bërë me dije se tashmë e ka gati projektin e saj të rradhës dhe se shumë shpejt do të publikohet. Kënga e re është një bashkëpunim me The Victor dhe titullohet “Kthehna”.

Ky është një rikthim i Tunës, ndaj ne po e presim me padurim.

https://www.instagram.com/p/CdivrQxqYJc/?utm_source=ig_web_copy_link

Vëmendje të madhe ka pasur dhe jeta e saj personale mes Tunës dhe Patrisit, ku ata kanë treguar se nuk janë më bashkë dhe për faktin se dy artistët nuk ndiqen më në rrjete sociale. Por, mesa duket tanimë nuk ka probleme, pasi Robert Berisha rrëfeu për ‘Pardon My French’, duke na ‘shuar’ kuriozitetin e madh nëse dyshja janë apo jo bashkë. Ai u shpreh se ata jetojnë bashkë me fëmijët e tyre në Shkup edhe pse Patrisi udhëton, ata janë bashkë.