Celebrities Gossip Showbiz

Tuna reagon e revoltuar në rrjete sociale, çfarë e shqetësoi këngëtaren?

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Jo vetëm për bashkëpunimin me Dafina Zeqirin me të cilën po ribashkohet pas kaq shumë vitesh, por edhe për pjesëmarrjen e saj në organizatën zviceriane të bamirësisë ‘For Children Smile’.

Këngëtarja gjithashtu nuk ngurron të reagojë ndaj situatave që janë shqetësuese apo që bëjnë bujë mediatike dhe kështu ka bërë dhe së fundmi. Teksa opinioni u trondit me lajmin se një person është dënuar me 8 muaj e 8 ditë nga Gjykata Themelore e Pejës për dhunimin e një 15-vjeçareje. Gjykatëse e këtij rasti ishte Florije Zatriqi, e për këtë shkak shumë organizata, aktivistë e individë po kërkojnë shkarkimin e saj.

Me anë të një Instastory të publikuar pak më parë, Tuna ka reaguar e revoltuar duke kërkuar kështu si shumë aktivistë të tjerë shkarkimin e saj.

Tuna dhe Patris Berisha, në muajin maj të këtij viti u bënë prindër të fëmijës së tyre të dytë, një djalë të cilin e quajtën Zen. Po në atë kohë, u përfol edhe për një ndarje mes çiftit, ndërkohë që Tuna u largua nga Kosova duke shkuar në SHBA, dhe u mendua që të jetë për t’ju larguar vëmendjes së medias dhe thashethemeve për ndarjen.

Mirëpo, pas një kohe kaq të gjatë pa asnjë deklaratë nga dyshja nëse janë ndarë apo jo, pak ditë më parë Tuna na zbuloi se dyshja janë së bashku me pushime. Shoqëruar nga dy fëmijët e tyre, çifti po kalonin disa ditë relaksi në qytetin e Durrësit. Me anë të një Instastory ku duket djali i tyre Zeni dhe dora e Patrisit, Tuna konfirmoi se ata janë sërish bashkë (ose nuk u ndanë kurrë.)