Celebrities Gossip Showbiz

Tuna Sejdi ka vetëm një kërkesë: “Dua shtëpinë…”

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, lajmeve për ndarjen nga ish- partneri Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve edhe pse jo shumë aktive në muzikë.

Së fundmi, së bashku me djalin e saj të madh bukuroshja është arratisur drejt Zanzibar në Tanzani. Postimet që ‘na e bënin për zili’ ishin të shumta nga ai vend aq tropikal teksa në Shqipëri e Kosovë temperaturat po shënojnë shumë të ulëta. Megjithatë, kot nuk është shpehja ‘shtëpi e ëmbla shtëpi’, pasi edhe pse ishte duke pushuar, Tunës duket se i ka munguar shtëpia. Këtë e ka treguar me anë të Instastory ku teksa ka treguar se është duke u kthyer me tranzit nga aeroporti i Stambollit, krahas ka shkruar:

Thjesht dua shtëpinë…

Ndarjet dhe ribashkimet mes Tunës dhe Patrisit kanë qenë të shumta edhe pse të dy e kanë mbajtur shumë private këtë pjesë duke mos dhënë informacione, deklarata apo postime në rrjete sociale. Para pak kohësh artistja sulmoi publikisht ish- partnerin e saj me anë të disa Instastory-ve lidhur me kujdestarinë e fëmijëve duke e akuzuar se nuk paguan detyrimet e nevojshme për t’i rritur dhe se nuk qëndron pranë tyre në momente të vështira.

‘Kthehna’, ‘Melaqe’ dhe ‘A je‘ janë bashkëpunimet, të cilat rikthyen këngëtaren në tregun muzikor. E duket se kjo pauzë e gjatë i ka bërë mirë bukuroshes, pasi po rikthehet më fuqishëm se kurrë. Vetëm pak muaj më parë bukuroshja erdhi me një duet me NRG Band me titull “Prej teje se prita”.