Celebrities Gossip Showbiz

“Turp, ju kam lënë Zotin!” Fifi revoltohet keq, çfarë e shqetësoi këngëtaren?

Fifi padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite. Së fundmi, Fifi është përfolur edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” që ashtu si çdo banori tjetër vjen me komente pozitive dhe negative.

E me tipin e drejtpërdrejt të Fifit këto të fundit nuk kanë munguar. Pak më parë, bukuroshja ka publikuar një shkrim të një djali që ishte nisur me qëllimin për të qenë ‘funny’, ku thuhej “Nuk ishte tërmet, u rrëzua Fifi:, por në fakt atë e ka lënduar shumë kjo gjë dhe ka vendosur të reagojë e revoltuar në rrjete sociale.

Dhe ja pra miq të dashur kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma, ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë, por si puna ime, sa janë? Pastaj mund të thoni që Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerëzit me Fifin? Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë? Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben? Sa njerëz të tjerë plasin e munden e ti bëjnë dëm vetes? Marre, marre, marre! Ndërkohë ty dhe shumë të tjerëve jau kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi.

Në një ‘Ask’ të bërë së fundmi, Fifi nuk mund të shpëtonte pa u pyetur se çfarë do të bënte ndryshe po të kishte mundësi të rikthehej dhe një herë në shtëpi dhe këngëtarja nuk ka ngurruar të hedhë një ‘thumb’ për disa nga banorët brenda shtëpisë.

Bukuroshja gjithashtu është përfolur shumë edhe për afrimitetin e saj me ish- banorin e shtëpisë, Granitin që nuk përfundoi ashtu siç pritej.

Brenda shtëpisë, dyshja kishin një marrëdhënie shumë të komplikuar, ku herë tregonin se pëlqeheshin e herë se ishin thjesht shokë. Por, si ka ndryshuar kjo marrëdhënie tani jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”?

Të gjithë spekuluan se mund të ketë diçka mes tyre tani pas daljes nga shtëpia, por me anë të një postimi në Instastory, Fifi deklaroi se Granitin e ka thjesht mik dhe asgjë më shumë.