Botë e Çuditshme

Turqi, konfiskohet një fosil i yllit të detit rreth 2 milionë vjet i vjetër!

Në një operacion policor të organizuar në Çanakkala, Turqi, është konfiskuar një fosil i yllit të detit për të cilin besohet se daton nga periudha e para 2 milionë viteve.

Ekipe të sektorit për luftën kundër krimit të organizuar arrestuan 2 persona për të cilët dyshohet se dëshironin ta shisnin fosilin. Fosili është konfiskuar ndërsa kundër 2 personave po hetohet.