Bota Tech

Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA!

Twitter-i bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në Amerikë. Kjo për shkak të postimeve pro politikave kineze ndaj pakicave etnike e fetare në Ksinjiang, që nga Uashingtoni cilësohen “genocid”. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se të paktën 1 milion ujgurë e të tjerë njerëz, kryesisht myslimanë, qëndrojnë në kampe internimi në Ksinjang.

Llogaria e Ambasadës Kineze në fillim të këtij muaji postoi një cicërimë në të cilën thuhej se gratë ujgure nuk ishin më “makina për të bërë fëmijë”, duke cituar një studim të raportuar nga gazeta e mbështetur nga shteti, “China Daily”.

Postimi u hoq nga Twitter, i cili e zëvendësoi atë me një etiketë ku thuhej se nuk ishte më në dispozicion. Gjithashtu, kujtojmë se Twitter-i është bllokuar në Kinë, edhe pse diplomatët kinezë e media shtetërore e përdorin shpesh.