Bota Tech

Twitter do të bllokojë komentet ofenduese dhe të papërshtatshme?!

Platforma gjigante Twitter dëshiron të prezantojë një “mënyrë sigurie” për të përmirësuar klimën e diskutimit midis përdoruesve të tij. Në llogaritë “Safety Mode” që shkruajnë komente ofenduese, shprehin urrejtje ose shqetësojnë njerëzit me komente të papërshtatshme, duhet të bllokohen për shtatë ditë.

Sipas “BBC”, të gjitha këto shkrime të padëshiruara duhet të zhduken bashkë me llogarinë. “Safety Mode” aktualisht është duke u testuar nga një grup i vogël përdoruesish. Gjithashtu mendohet se duhet ta aktivizoni me vetëdije në cilësimet e rrjetit social.

Një studim i gjuhës së urrejtjes nga Finlanda zbuloi se Twitter është “më i keqi nga gjigantët e teknologjisë” kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes. Madje thuhet se shumë komente mbeten të pa fshira. Mbetet për t’u parë nëse kjo praktikë do të përmirësohet me “Safety Mode” të planifikuar.

Rikujtojmë se, së fundmi është mësuar se talebanët do të mund të jenë pjesë e platformës së Twitter-it, nëse ata i përmbahen rregullave të kësaj industrie gjigante. Lajmin e bënë të ditur disa nga përfaqësuesit e kompanisë në fjalë.

Në deklaratën e publikuar për mediat, Twitter i është përgjigjur pyetjes nëse do të ketë ndonjë ndalesë për qeverinë e re në Afganistan që përbëhet nga talebanët. Ata kanë bërë të ditur se do të jenë neutral për sa kohë që ata i respektojnë rregullat dhe nuk bëjnë ndonjë shkelje.