Bota

Twitter e Facebook “i mbyllën gojën” por Donald Trump rivalizon me rrjetin e tij social!

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi planet për të përdorur aplikacionin e tij të mediave sociale. Ndërsa llogaritë i janë ndaluar nga Twitter dhe Facebook, rrjeti Trump do të quhet TRUTH Social e pritet të fillojë së funksionuari në nëntor. “Fillimisht, për një numër të caktuar njerëzish dhe më pas, vitin e ardhshëm do të nisë përhapja mbarëkombëtare”, – siç njofton Trump Media&Technology Group (TMTG). TRUTH Social synon të rivalizojë “kompanitë e mëdha teknologjike”, të tilla si Tëitter dhe Facebook, që e kanë ndaluar ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, megjithatë Presidenti juaj i preferuar amerikan ka heshtur. Kjo është e papranueshme!

Si drejtues i TMTG-së, Donald Trump tha se “TRUTH Social u themelua me misionin, për t’i dhënë zë të gjithëve”. Llogaritë e ish-presidentit Trump u ndaluan nga Twitter, Facebook dhe disa rrjete tjera pas sulmit të mbështetësve të tij ndaj Kongresit Amerikan, më 6 janar. Ata kundërshtonin fitoren e rivalit Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020 dhe tentuan të ndalonin certifikimin e fitores së Biden-it, në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në arsyetimin e tyre për të ndaluar Trump-in, platformat e mediave sociale përmendën rrezikun e dhunës. Që nga ndalimi, përmes mënyrave të ndryshme, ai ka synuar të rifitojë praninë në mediat sociale. Më parë, numëronte 88 milion ndjekës në Tëitter dhe e ka përdorur gjerësisht këtë rrjet social, për të komunikuar me ta.