Aktualitet Tech

Twitter ndryshon politikat e privatësisë, përdoruesit ndalohen të postojnë materiale të personave të tretë!

Twitter ka bërë një lëvizje drastike duke përditësuar politikat e informacionit dhe ndaluar të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti të postojnë foto apo video të personave të tretë pa marrë lejen e tyre.

Kjo platformë, thuhet në raportin e përditësuar, do të “parandalojë keqpërdorimin e materialeve vizuale për të ngacmuar, kërcënuar apo shfaqur identitetin e personave privat”.

Në një postim, kompania shpjegojë se si shpërndarja e materialeve mediatike të individëve privatë pa lejen e tyre, ishte shtuar si një nga pikat e reja të politikave të privatësisë.

Gjigandët e rrjeteve sociale shtuan gjithashtu se kjo lëvizje do të ndihmojë në mbrojtjen e atyre që preken disproporcionlisht nga ‘keqpërdorimi i postimeve mediatike’ duke nisur nga gratë, aktivistët, disidentët apo pjesëtarët e komuniteteve minoritare.

Ky përditësim vjen pak ditë pasi Jack Dorsey dha dorëheqjen si CEO i Twitter, duke u zëvendësuar nga Parag Agrawal.

Si do të implementohet?

Në njoftimin e kompanisë, thuhet se postimet që shkelin politikat e reja do të hiqen tërësisht, në momentin që njoftohen nga vetë individët, imazhi i të cilëve është përdorur pa leje apo nga përfaqësues të tyre.

Ky ndryshim nuk do të prekë njerëzit publik si politikanët, apo personalitetet e njohura, përveç rasteve kur qëllimet e postimit janë ngacmimi apo shantazhimi.

Gjithashtu, imazhet apo videot e njerëzve që marrin pjesë në evenimente të mëdha publike si protestat apo ndeshjet sportive, mund të mos jenë pjesë e kësaj politike të re.

Twitter – së bashku me platforma të tjera si Meta (e njohur më parë si Facebook) kanë qenë në qendër të debateve të nxehta rreth kufizimeve të lirisë së shprehjes, teksa kritikë të ndryshëm i kanë akuzuar ata që marrin shumë kohë për të adresuar rastet e gjuhës së urrejtjes, ngacmimeve apo të tjera sjelljeve dëmtuese.