Bota Tech

Twitter njofton se talebanët do të jenë pjesë e kësaj platforme?!

Së fundmi është mësuar se talebanët do të mund të jenë pjesë e platformës së Twitter-it, nëse ata i përmbahen rregullave të kësaj industrie gjigante. Lajmin e bënë të ditur disa nga përfaqësuesit e kompanisë në fjalë.

Në deklaratën e publikuar për mediat, Twitter i është përgjigjur pyetjes nëse do të ketë ndonjë ndalesë për qeverinë e re në Afganistan që përbëhet nga talebanët. Ata kanë bërë të ditur se do të jenë neutral për sa kohë që ata i respektojnë rregullat dhe nuk bëjnë ndonjë shkelje. Ndër të tjera thuhet:

Prioriteti i Twitter-it vazhdon të jetë siguria e njerëzve dhe në jemi shumë vigjilent kur është kjo çështje në pikëpyetje.

Zëdhënësi i talebanëve ka një llogari të paverifikuar në Twitter. Bëhet fjalë për Zabihullah Mujahid që numëron mbi 310 mijë ndjekës.

Rikujtojmë se, së fundmi, kompania gjigante Facebook ka konfirmuar se i konsideron talebanët një organizatë terroriste dhe për këtë arsye ndalon grupin dhe të gjithë përmbajtjen që e mbështet atë nga platformat e tij. Sipas medieve të huaja, kompania Facebook ka shprehur se ka një ekip të dedikuar ekspertësh afganë për të monitoruar dhe hequr përmbajtjen e lidhur me grupin. Facebook theksoi se politika zbatohet për të gjitha platformat e saj, përfshirë rrjetin e saj kryesor të mediave sociale, Instagram dhe WhatsApp.